Kandidati i VV-së për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Malishevë, raporton TV Malisheva.

Krasniqi ka falënderuar për pritjen, derisa ka thënë se BIK-u së bashku edhe me komunitetet tjera fetare në vazhdimësi kanë pasur një rol të rëndësishëm në jetën sociale.

“BIK-u së bashku edhe me komunitetet tjera fetare në vazhdimësi kanë pasur një rol të rëndësishëm në jetën sociale duke dhënë një kontribut në shumë sfera të ngritjes së mirëqenies, humanizmit dhe sdlidaritetit mes nesh. Gjatë këtij takimi biseduam për mundësitë dhe bashkëpunimin mes komunës dhe BIK-ut gjithnjë në interes dhe shërbim të qytetarëve”, shkruan Krasniqi, përcjell TV Malisheva.

Ky është shkrimi i kandidatit të VV-së:

Sot, së bashku me kandidatët për asamble Veton Zogaj dhe Bedri Bytyçi vizituam Këshillin e Bashkësisë Islame në Malishevë ku ngrohtësisht u mirëpritëm nga kryetari i BIK-ut në Malishevë z. Sead Paçarizi nga kryeimami z. Florim Krasniqi dhe nga sekretari z. Osman Krasniqi.

BIK-u së bashku edhe me komunitetet tjera fetare në vazhdimësi kanë pasur një rol të rëndësishëm në jetën sociale duke dhënë një kontribut në shumë sfera të ngritjes së mirëqenies, humanizmit dhe sdlidaritetit mes nesh. Gjatë këtij takimi biseduam për mundësitë dhe bashkpunimin mes komunës dhe BIK-ut gjithnjë në interes dhe shërbim të qytetarëve.

Kërkesat e tyre shumë të arsyeshme do të jenë prioritet i yni si:

  • Gjetja e hapësirave të reja për sistematizimin e varrezave sidomos në qytetin e Malishevës dhe në disa fashtra ku kjo hapësirë aktualisht mungon.
  • Ndërtimi i një objekti të ri që shërben për kryerjen nevojave dhe ritualeve mortore- morgut.
  • Gjetja e një vendi dhe ndërtimi i objektit që vihet në funksion të BIK-ut për nevoja humanitare e që aty mund të vendoset edhe kushina popullore.
  • Mirëmbajtja e varrezave dhe objekteve fetare përmes ndërmarrjes publike Mirëmbajtja.
  • Natyrisht pas 17 Tetorit do të ndërtohen linja të reja bashkëpunuese mes dy institucioneve çdoherë në interes të shërbimeve më të mira për qytetarët. /TV Malisheva

Share.