Ajo është 52-vjeçe, por kohëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndryshimit të bërë në pamje.

Bëhet fjalë për këngëtaren e mirënjohur, Violeta Kukaj, e cila po vazhdon të jetë në formë të mrekullueshme përkundër moshës.

E njëjta së fundmi ka publikuar disa fotografi të reja në rrjete sociale, ku shfaqet me plot stil në veshje më sportive.

Tërësisht në të bardha e me syze, biondja ka bërë që të marrë komplimente të shumta.

E njëjta viteve të fundit gjithashtu ka bërë një rikthim në skenë me një zhanër të ri muzikor.

Të fundit projekt “Amaneti i mërgimtarit” e solli në dhjetor të vitit të kaluar në bashkëpunim me artistin Hekuran Krasniqi.

Kukaj ka premtuar edhe disa këngë të tjera solo. /TV Malisheva

Share.