Kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook njofton se sot është takuar me përfaqësuesit e KEDS dhe KESCO, për të diskutuar rreth investimeve në fushën e energjetikës në komunën e Malishevës, raporton TV Malisheva.

Kilaj tregon se në këtë takim është informuar nga afër për planet e investimeve prej 3.5 milion euro për Malishevën. Ndërsa, kandidati i PDK-së edhe ka kërkuar që të ketë stabilizim të gjendjes me energji.

“Falënderoj përzemërsisht zonjën Rudina Heroi-Puka dhe zotëri Bujar Jupaj, për kohën dhe gatishmërinë që të na informojnë rreth këtyre investimeve. Për Malishevën planifikimi dhe tenderimi i trafos 110 kë dhe rregullimi i rrjetit në fshatra është lajm shumë i mirë. Falë këtyre investimeve, fshatrat Plloqicë, Gulloboc, Mleqan, Balincë, Vermicë, Llazicë, Bubavec, Kijevë, Shkozë etj., do të kenë furnizim cilësor me rrymë”, shkruan Kilaj, përcjell TV Malisheva.

Ky është shkrimi i Kilajt:

Sot, në Prishtinë takova përfaqësuesit e KEDS dhe KESCO, për të diskutuar rreth investimeve në fushën e energjetikës në komunën e Malishevës.

Në këtë takim u informova për planet e investimeve prej 3.5 milion euro për Malishevën. Kërkova stabilizim të gjendjes me energji në komunën tonë dhe u zotova për mbështetjen që do ta kenë nga Komuna për investimet në të ardhmen me qeverisje e re lokale.

Falënderoj përzemërsisht zonjën Rudina Heroi-Puka dhe zotëri Bujar Jupaj, për kohën dhe gatishmërinë që të na informojnë rreth këtyre investimeve.

Për Malishevën planifikimi dhe tenderimi i trafos 110 kë dhe rregullimi i rrjetit në fshatra është lajm shumë i mirë. Falë këtyre investimeve, fshatrat Plloqicë, Gulloboc, Mleqan, Balincë, Vermicë, Llazicë, Bubavec, Kijevë, Shkozë etj., do të kenë furnizim cilësor me rrymë.

Komuna do të bashkëpunoj më të gjitha kompanitë dhe investitorët që do të investojnë në Malishevë, dhe si kryetar nuk do të lë derë pa trokitur që qytetarët tanë të kenë shërbime më të mira.

Bashkë për Malishevën!

#177

#PDK /TV Malisheva

Share.