Juventusi e ka regjistruar fitoren e parë pas pesë javësh në Serie-A.
“Zonja e Vjetër” ka fituar me rezultat 3-2 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën, përcjellë KosovaPress.
Pas 28 minutave lojë Moise Keane e kaloi Juventusin në epërsi por vetëm pesë minuta më vonë Spezia e barazoi rezultatin me golin e Gyasit.
Antiste e përmbysi Juventusin në minutën e 49′ për 2-1, por Chiesa riktheu barazpeshën në minutën e 66′.
Për fitoren e Juventusit u përkujdes Matthijs De Ligt me golin e realizuar në minutën e 72′.
Kjo ishte fitorja e parë e skuadrës së Max Allegrit që tani ka pesë pikë në vendin e 12-të. /TV Malisheva