Kandidati për kryetar të komunës së Malishevës, Kastriot Berisha, pas zbulimit të programit të tij zgjedhor ka vazhduar me aktivitete shumta, shkruan TV Malisheva.

Ai është takuar me SBASHK-un në Malishevë ku në takim me kryetarin Sejdi Gashin premtoi bashkëpunim nëse zgjidhet kryetar.

Berisha siguroi Gashin se do të bashkëpunojnë për të zbatuar kontratën kolektive që është kërkesa kryesore.

Ndërkaq, Berisha i siguroi sindikalistët se do të ndalë drekat e darkat e shtrenjta të zyrtarëve për të financuar një pjesë të shujtave falas për 1200 mësimdhënës të Malishevës.

Berisha është shquar me premtime konkrete gjatë kësaj fushate, çka e bën atë pretendent serioz për të parin e Malishevës.

Postimi i Berishës:

Zbatim i kontratës kolektive

Shujta falas për 1200 mësimdhënës

Në SBASHK dega në Malishevë u takova me udhëheqësit e sindikatës Skender Gashin dhe kolegët e tij ku diskutuam për problemet që karakterizojnë natyrën ne punës dhe përmirësimin e kushteve për mësimdhënësit tanë.

Drejtori më falënderoi për vizitën dhe shprehu gjithë gatishmërinë për bashkëpunim në nivel profesional nëse bëhem kryetar i komunës së Malishevës.

E njoftova me programin “Për Malishevën që duam” dhe u zotova për zbatimin e pikave në kuadër të këtij plani siç është digjitalizimi i shkollave.

SBASHK-u kërkoi nga unë që të zbatojmë kontratën kolektive. I sigurova se do të kenë mbështetjen time në realizimin e qëllimeve të tyre në funksion të mirëqenies së mësimdhënësve tanë.

Ndërkaq, po ashtu nëse bëhem kryetar do të kemi hapësirë të mjaftueshme financiare për të siguruar shujta për 1200 mësimdhënësit tanë.

Si do të bëjmë këtë? Do t’i ndalim drekat dhe darkat e shtrenjta të deritanishme të zyrtarëve komunalë!

Programi për Arsimin: MalishevaQeDuam.com

#ArsimiQëDuam

#MalishevaQëDuam /TV Malisheva

Share.