Kandidati i Nismës për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, përmes një videomesazhi, ka prezantuar të arriturat në fshatin Damanek të Komunës së Malishevës, shkruan TV Malisheva.
Kastrati, madje, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, me vëmendje ka marrë edhe kërkesat e kandidatit të tyre për Asamble Komunale, Ismet Krasniqi, ndërsa ka premtuar se do t’i realizojmë gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar.
Ja postimi i tij:
Pas Panorcit dhe Rudit, vazhduam edhe me prezantimin e projekteve të realizuara në fshatin Damanek nga kryetari i nëndegës Shaban Krasniqi, projekte këto të realizuara gjatë dy mandateve të qeverisjes së Nismës Socialdemokrate në Malishevë.
Me plotë vëmendje mora edhe kërkesat e kandidatit tonë për Asamble Komunale, Ismet Krasniqi, për të cilat unë si kandidat për kryetar të Malishevës, ju premtova se do t’i realizojmë gjatë mandatit tonë të ardhshëm katër vjeçar.
#PërMalishevënUrbane #NISMA119 #IsmetKrasniqi19 /TV Malisheva