Besoni apo jo, dhe ndoshta nuk do të besojmë derisa të jemi ulur në kinema duke e parë filmin e James Bond, “No Time to Die”, i cili pritet të dalë në fund të këtij muaji – dhe ky është një film i madh, pasi shënon lamtumirën për Daniel Craig në rol pas pesë filmave që ka luajtur agjentin sekret.
Dhe sigurisht, muhabeti është rreth asaj se kush do të jetë personazhi tjetër që do të marrë rolin ikonik të 007. Spekulimet kanë qenë të shumta për rolin madje që nga publikimi i “Spectre” – ndoshta edhe më herët.
Por, derisa akoma nuk e dimë se kë do të shikojnë producentët, ka njerëz që duan të shohin në rol një grua.
Vetë Craig ka një opinion për këtë çështje.
Aktori së fundmi ka folur për Radio Times, dhe thotë se nuk mendon se ky rol i veçantë duhet t’i jepet një gruaje, ai shton se grave dhe njerëzve me ngjyrë duhet t’u ofrohen role të këtij kalibri.
“Përgjigja për këtë është shumë e thjeshtë”, tha ai. “Thjesht duhet të ketë pjesë më të mira për gratë dhe aktorët me ngjyrë. Pse një grua duhet të luajë James Bond kur duhet të ketë një pjesë po aq të mirë sa James Bond, por për një grua?”.
Premiera pritet të zhvillohet në një stadium të madh në Londër si Wembley Arena. /TV Malisheva