Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka reaguar pas fitore së fundit.

Napoli fitoi bindshëm ndaj Sampdorias si mysafir 4 – 0, derisa Rrahmani zhvilloi 47 minuta, pastaj pësoi lëndim dhe u detyrua të largohet.

Por, lëndimi mesa duket nuk është seriozë dhe futbollisti nga Kosova ka reaguar në rrjetin social ‘Facebook’.

“+3, të vazhdojmë kështu”, shkroi ai.

Ndërkohë, mediat në Itali raportojnë se Rrahmani do jetë gati për ndeshjen në vikend ndaj Cagliarit./TV Malisheva

Share.