Pas raportimeve dhe postimeve në media sociale se Kozak Baçi, i njohur si mbreti i “Instagramit” është rrëmbyer, forca të shumta policia kanë mbërritur në zonën e Alliasit.

Policia pak më parë njoftoi se Kozakun, i cili njihet si imituesi i moderatorit të njohur Arian Çani, pasi interviston në rrjetet sociale vajzat e famshme të rrjeteve sociale, e kanë gjetur dhe po bëjnë të mundur shoqërimin e tij në Komisariat, ndërsa vijon puna për kapjen e autorëve.

“Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen. Gjithashtu është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Kanë qenë familjarët e Kozak, të cilët kanë denoncuar në polici rrëmbimin e tij. Ndërkohë, menjëherë pas denoncimit dhe vënies së policisë në lëvizje, në rrjetet sociale qarkullon një video, ku Kozak shihet në një makinë me disa persona të tjerë, të cilët e godasin, e shajnë dhe e detyrojnë të thotë fjalë banale.

Raportohet se Kozak është marrë nga shokët e një reperi kundërshtar, që ai e shante në rrjetet sociale. Ata e kanë futur me forcë në makinën e tyre, sapo ka zbritur nga një taksi.

Kujtojmë se rreth dy javë më parë, Kozak Braçi denoncoi në polici për një shpërthim me lëndë plasëse, që sipas tij, ishte vënë në pallatin ku ai banon në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një kërcënim ndaj tij. Por, pas veprimeve hetimore rezultoi se nuk bëhej fjalë për shpërthim, por kishte qenë një kapsolle me lëndë piroteknike, e konfirmuar kjo edhe nga eksperti anti-eksploziv dhe nuk kishte shkaktuar asnjë dëm material.

Share.