Janë bërë 27 vite nga debutimi i “Friends”, dhe seriali i famshëm është ende hit.

Seria ikonike e viteve ’90 bëri bashkë Jennifer Aniston, Courtney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer si miqtë më të famshëm të Central Park. Pavarësisht kalimit të kohës, seriali mbetet ndër më të shikuarit, shkruan People.

Seriali përshkruan historinë e gjashtë miqve -Monica, Chandler, Joey, Rachel, Phoebe dhe Ross, të cilët pasi u shpërngulën dhe u vendosën në Manhattan, ndajnë jetën e tyre të përditshme.

Seriali trajtoi çështje që asnjë shfaqje tjetër nuk i prekte nga frika se si do të pritej nga publiku (dhe ndoshta për të mbajtur vlerësime të mira). Por “Friends” është ende një nga seritë më ikonike të kohëve të fundit.

Ishte aktorja Courtney Cox që ka kujtuar përvjetorin e serialit duke postuar pamje nga paraqitja e saj në “The Tonight Show” me Jay Leno, në vitin 1994.

“27 vite më parë…që kur filloi Friends”, ka shkruar 57-vjeçarja që luajti rolin e Monikas për 10 sezone në serial.

Popullariteti i madh i serisë amerikane bëri që miqtë më të famshëm ndonjëherë të bashkoheshin këtë vit në “Friends: The Reunion” që u publikua në platformën HBO me një edicion special 2 orësh. /TV Malisheva

Share.