Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kastriot Berisha, derisa ka folur për Qeverinë Kurti, e ka quajtur atë si qeverisje të praktikantëve nagse në të nuk ka njerëz profesionistë që dinë se çfarë është shtetndërtimi, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se si pasojë e gjithë kësaj po ndodhin edhe kaq shumë raste të vdekjeve, që sipas tij, ajnë më të mëdha se vrasjet e shqiptarëve në kohë lufte.

“Kjo qeveri është qeveri e praktikantave, nuk janë shtetndërtues, kjo qeveria e Vetëvendosjes, mendimi im është se nuk ka njerëz profesionista që dinë çka është shtetndërtimi dhe si pasojë e këtij keqmenaxhimi sot edhe po ndodhin raste të vdeekjeve më të mëdhaja, që mund të themi se as në luftë nuk ka pasur më shumë vrasje sa ka tash raste të vdekjeve nga një virus”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se të gjithë kanë menduar se është mirë që të bëhet një ndryshim dhe se ka pasur shpresë që do të ketë ndryshime pozitive, por që një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Ne të gjithë e pamë se ishte një frymë e Vetëvendosjes dhe ne kemi menduar, dhe unë personalisht kam menduar se është mirë që të bëhet një ndryshim, kemi pasur një shpresë se zotëri Kurti do ta bëjë një ndryshim për nga ana pozitive dhe veç u bënë gjashtë muaj e më shumë  dhe ne nuk shohim një ndryshim”, ka thënë ai. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.