Dhuna në familjet në vend nuk kanë të ndalur. Vetëm brenda 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.
Zakonisht viktima të dhunës janë gratë të cilat po dhunohen nga bashkëshortët e tyre. Por në këtë 24 orësh janë raportuar raste të dhunës edhe ndaj meshkujve. Një rast i dhunës ndaj babait dhe një tjetër ndaj vëllait janë raportuar në Prishtinë dhe Prizren.
DHUNË NË FAMILJE:
Fushë Kosovë 24.09.2021 – 12:30. Ankuesja femër nga Kosova ka raportuar se bashkëshorti i saj me vite të tëra ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Viktima tani është ndarë nga i dyshuari dhe është duke u trajtuar në seanca psikiatrike. Rasti është duke u hetuar.
Prishtinë 24.09.2021 – 14:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull nga Kosova pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht me mjet të fortë druri vëllain e tij mashkull nga Kosova. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Dragash 23.08.2021 – 14:00. Viktima femër me shtetësi të Kosovës ka raportuar se është keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj mashkull me shtetësi të Kosovës I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Prizren 24.09.2021 – 13:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull me shtetësi të Kosovës pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht babain e tij mashkull me shtetësi të Kosovës të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor.
Gjakovë 23.09.2021 – 21:00. Viktima femër me shtetësi të Kosovës ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull me shtetësi të Kosovës. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Vushtrri 24.09.2021 – 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi të Kosovës pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër me shtetësi të Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.