Angelina Jolie ka vazhduar të nxisë thashethemet për romancën me The Weeknd kur dolën për darkë të shtunën mbrëma në Santa Monica.
Nëna e gjashtë fëmijëve dhe këngëtari kanadez, kaluan dy orë e gjysmë brenda një zone private në restorantin luksoz italian Giorgio Baldi, shkruan DailyMail.
Angelina mbërriti në restorantin veçmas nga The Weeknd, por u largua me të pas darkës.
Ajo pastaj hipi në pjesën e pasme të SUV-it të zi të The Weeknd, ku dyshja vazhduan për në pallatin e tij Bel-Air që ka vlerë 70 milionë dollarësh.
Ish-gruaja e Brad Pitt u pa e veshur me një pallto të zezë që përputheshin dhe një çantë Yves Saint Laurent.
Weeknd u koordinua me të, i veshur me një xhaketë të zezë, xhinse të ngushta dhe çizme.
Giorgio Baldi ishte gjithashtu vendi ku çifti u shfaqën për herë të parë publikisht më 30 qershor.
Aktorja 46-vjeçare u paraqit për divorc nga burri i saj i tretë, Brad Pitt në 2016, ndërsa këngëtari 31-vjeçar më parë kishte romanë me Selena Gomez dhe Bella Hadid. /TV Malisheva