Këngëtarja shqiptare, Greta Koçi,dje (e diel) kremton ditëlindjen e 30-të.
E lindur më 26 shtator të vitit 1991, artistja e mirënjohur gjatë këtyre viteve karrierë muzikore solli projekte e bashkëpunime mjaft të suksesshme.
Derisa po feston një vit më shumë, e njëjta ka bërë një organizim në një nga bujtinat në Shqipëri.
“Është ditëlindja ime”, ka shkruar ajo në postimin e publikuar në rrjete sociale, saktësisht Instagram.
Krijuesja e hitit “Lum kush m’ka” është përkujdesur që të duket elegante dhe në formë të mirë.
Në këtë festë nuk mungoi as një dekorim i veçantë në rozë e surpriza të shumta nga miqtë dhe të ftuarit.
Krahas punës së madhe dhe përkushtimit në muzikë, Greta po vazhdon të jetë beqare. /TV Malisheva