321 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID-19, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme.
Sipas njoftimit, 242 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 35 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 70 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 34 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 15 pacientë
Spitali i Prizrenit, 20 pacientë
Spitali i Gjakovës, 25 pacientë
Spitali i Pejës, 67 pacientë
Spitali i Gjilanit, 28 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 14 pacientë
Spitali i Ferizajt, 24 pacientë./TV Malisheva