Komuna e Malishevës, e kaluar edhe një 24 orësh të qetë sa i përket gjendjes me pandemi covid-19, pasi nuk është regjistruar asnjë i ri, ndërsa janë shëruar 8 persona nga covid-19.

Kështu është bërë e ditur nga ana e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent në Komunën e Malishevës.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 2755 raste, prej tyre 2605 janë shëruar, 84 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 66 persona. /TV Malisheva

Share.