Kandidati për kryetar të Malishevës, Kastriot Berisha, ka prezantuar goditjen më të fuqishme deri tani politike para zgjedhjeve të 17 tetorit.
Ai ka njoftuar përkrahësit e AAK-së për aderimin e Shefqet Kryeziut, zytarit të lartë në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Malishevë.
Deri tani Shefqet Kryeziu njihej si prej figurave kryesore të Nisma për Kosovën.
Postimi i plotë:
Mirë se vjen në AAK – Shefqet Kryeziu
Sot në selinë e AAK-së, dega në Malishevë kisha nderin dhe privilegjin të prisja neriun e vlerave kombëtare, shokun e prindit tim, Shefqet Kryeziun.
Ai është zyrtar i lartë i DKA-së në Malishevë për shkolla të mesme të larta.
Shefqeti ka një bagazh e kontribut të jashtëzakonshem për atdhe, duke qenë i përndjekur dhe i burgosur politik në vitet e 80-ta.
Më pas Shefqeti u detyrua ta lë vendlindjen e tij dhe të arratiset në shtetin amë, në Shqipëri.
Atje mbaroi fakultetin e degës Gjuhë e Letëërsi Shqipe në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Shefqeti ka përvojë të madhe të punës në shumë dikastere të institucioneve shtetërore.
Përvoja e tij, mprehtësia e tij intelektuale dhe atdhetare është garant për Malishevën që duam.
#AAK121
#KastriotiKryetar
#MalishevaQeDuam /TV Malisheva