Anëtari i LDK-së, Gani Geci ka komentuar sot koalicionin e mundshëm me Vetëvendosjen, por ka shprehur kritika ndaj kësaj partie.
Ai ka thënë se Vetëvendosje duhet t’i bashkohet LDK-së, me kryeministër Kujtim Shalën ose Vjosa Osmanin. Po ashtu ai ka thënë se Vetëvendosje mund ta marr postin e kryetarit të Parlamentit, ndërsa postet ministrore të ndahen “50:50”, siç ka thënë ai.
“VV ështe e interesuar të luaj lojën politike gjoja ne jemi duke e lutur LDK-në që ta nxjerrim Kosovën nga situata e mjeruar Politiko -Socio – Ekonomike dhe tani LDK u vonua dhe VV nuk prat ma. Ose loja tjeter ja Albin Kurti kryeministër, ja Kosova ka me vdekë”, ka thënë ai.