Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 13 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa është regjistruar 1 rast i ri.

Këto janë konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Shtabin Emergjent për Menaxhimin e Situatës me COVID-19 në Komunën e Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga paraqitja e rastit të parë, më 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar, gjithsejtë 2756 raste, prej tyre 2618 janë shëruar, 84 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 54 persona. /TV Malisheva

Share.