Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kastriot Berisha, ka përmendur të gjitha pikat e planprogramit të tij për Malishevën, për pikat e të cilit edhe është zotuar se do të zbatohen, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se në mesin e këtij planprogrami do të jenë 15 zotime, ku disa nga to janë trafiku urban, ndërtimi i stadiumit “Liman Gegaj”, zona ekonomike, kategoritë e dalura nga lufta, dixhitalizimi i arsimit e të tjera.

“Në mesin e planprogramit kemi 15 zotime, kemi barazi dhe meritokraci, dixhitalizim i arsimit dhe çerdheve, bujqësi dhe agroturizëm, shëndetësi, ujë 24 orë, sporti në Malishevë, stadiumi ndërkombëtar Liman Gegaj, zona ekonomike dhe plani zhvillimor komunal, trafiku urban, lidhja qytet-fshat, kategoritë e dalura nga lufta, komuna e qytete, fshati jonë-zemra jonë, vllaznimi i komunave dhe sheshi i Malishevës”, ka thënë Berisha. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.