Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kastriot Berisha, ka thënë se një kompani nga Turqia do ta ndërtojë stadiumin “Liman Gegaj”, shkruan TV Malisheva.
Sipas tij, kjo kompani do ta marrë ndërtimin e këtij stadiumi me koncension.
“Unë në Konya të Turqisë e kam vizituar njërin nga stadiumet që është më renome botërore të cilin AVM Celik e ka punuar, dhe në bisedim me ta, është i gatshëm që nesër të vijë dhe të njejtin ta ndërtojë, ta marrë me koncezion, pa asnjë problem”, ka thënë Berisha.
Ai ka thënë se në këtë stadium nuk është punuar sa është ndarë buxhet nga Kuvendi Komunal.
“Stadiumi Liman Gegaj që është sot i ndërtuar, i njohur për qytetarët, dhe ju e dini se sa buxhet ka ndarë Kuvendi Komunal për të, a është punuar, 0 për qind, nuk ka ulëse, ende ka vend të pa përpunumë, kanë shku i kanë kompenzu tokat në qosh t’stadiumit, ne nuk jemi duke shkuar prapa, jemi duke shkuar para”, ka thënë ai. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: