Kandidati i AAK-së për kryetar të Malishevës, Kastriot Berisha, ka njoftuar se sot ka marr mbështetje edhe nga Amrush Foniqi nga Llozica, shkruan TV Malisheva.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka bërë me dije se Foniqi ka vendosur që të mbështesë atë në garën për kryetar të komunës së Malishevës.

Në fund, Berisha ka ftuar që të gjithë të pakënaqurit me pushtetin aktual që të bashkohen me Aleancën për Ardhmerinë e Kosovës.

Ja shkrimi tij:

Faleminderit për mbështetjen, Amrush Foniqi!

Në selinë e AAK-së kam mirëpritur Amrush Foniqin nga Llozica.

Ai ka vendosur të më mbështesë mua në garën për kryetar të komunës së Malishevës, ku i shpreha gjithë mirënjohjen për përkrahjen e tij.

Ftoj me këtë rast të gjithë të pakënaqurit nga pushteti aktual që të bashkohen në rrugëtimin tim dhe programit për Malishevën që duam, i vetmi program gjithëpërfshirës që i mbështet gjithë qytetarët pa dallim partie.

#KastriotiKryetar

#AAK121

#MalishevaQeDuam /TV Malisheva

Share.