Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Malishevës, Kastriot Berisha, përmes një postimi në Facebook njofton se gjatë ditës ka vizituar fshatin Plloqicë, përcjell TV Malisheva.

Berisha me këtë rast ka drejtuar kritika për qeverisjen aktuale, duke thënë se 500 banorët e këtij fshati janë neglizhuar totalisht.

Kandidati i AAK-së ka premtuar se edhe Plloqica është e përfshirë në programin e tyre, ndërsa ka bërë me dije se të gjitha problemet më të cilat është duke u ballafaquar ky fshat me përkushtim do t’i rregullojë.

Ja shkrimi i tij:

Bashkë me asambleisten Besarta Morina qëndrova në Plloqicë ku pamë se sa anash e ka lënë këtë lokalitet komuna.

Rrjeti elektrik nuk ka ndryshuar nga viti 1972, madje ata as shkollë nuk kanë.

Ndërkaq, Ali Maloku e ndez gjeneratorin nga ora 16:00 për fermën e tij për shkak të energjisë me tension të ulët, kurse Aliu tha se asnjë cent që 8 vite nuk u investua në fshatin e tij.

Kanalizimi derdhet në fusha mbi burimin e ujit të pijes, kurse ndriçimi publik është mungesë e madhe në fshat.

Fermat e lopëve i vizituam po ashtu ku fermerët na konfirmuan se nuk u subvencionuan asnjëherë për shkaqe politike.

Plloqica ka mungesë të trotuareve, të gjitha investime që kërkojnë pak angazhim.

500 banorët e këtij fshati ndihen të neglizhuar totalisht nga qeverisja kokmunale, kurse rrugët e pa asfaltuara konfirmojnë tmerrin.

Edhe ato pak investime që janë bërë si rruga Plloqicë – Kijevë, që nuk është asfaltuar shumë kohë më parë, është totalisht e demoluar çka flet për nivelin e dobët të investimeve në këtë lokalitet.

Edhe Plloqica është e përfshirë në programin tonë dhe me përfaqësuesen e tyre në Kuvendin Komunal në bashkëpunim me mua si kryetar do të përkujdesemi që shumë shpejt këto probleme që kanë nevojë për pak përkushtim të rregullohen.

Programi për fshatrat: MalishevaQeDuam.com

#KastriotiKryetar

#AAK121

#MalishevaQeDuam /TV Malisheva

Share.