Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë ditës së sotme (e mërkurë) është pritur në takim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Krahas kësaj, ajo ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin Kurti me të cilin do të vizitojnë një kopsht në Prishtinë e po ashtu do mbajnë edhe një konferencë për medie.
Udhëheqësja e Komisionit, e cila po zhvillon turin ballkanik të nisur dje nga Shqipëria e Maqedonia të cilin e vazhdoi në Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, ka lindur e është rritur në Bruksel.
Ajo është e martuar me Heiko von der Leyen, një profesor i mjekësisë dhe CEO i një kompanie inxhinierike mjekësore. Çifti u takuan pasi von der Leyen u kthye në Gjermani për të studiuar, ndërsa ishte pjesë e korit të universitetit.
Megjithatë, besoni apo jo, Ursula është nënë e shtatë fëmijëve: Davidin (33 vjeç), Sophie (31 vjeçe), Donata (28 vjeçe), binjakët Victoria dhe Johanna (26 vjeç), Egmont (22 vjeç) dhe Gracia (21 vjeçe).
Përkundër gjithë kësaj, ajo vazhdon të jetë në formë të mirë dhe vitale.
Aktualisht, von der Leyen fle në një studio të vogël ngjitur me zyrën e saj në selinë e Komisionit në vend që të bëjë një shtëpi në Bruksel. E njëjta kthehet në shtëpinë e familjes së saj në Beinhorn, një fshat i vogël në Gjermani, gjatë fundjavave ku kalon kohë me fëmijët e saj. /TV Malisheva