Masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të cilat u vendosen nga institucionet shtetërore dhe shëndetësore nuk po përfillen nga të gjithë qytetarët.

Për këtë mospërfillje, ata po gjobiten nga Policia e Kosovës.

Vetëm gjatë së martës, policia u shqiptoi gjobë 657 qytetarëve të cilët nuk respektuan masat antiCOVID-19.

Ndërkohë që nga 30 gushti hyrën në fuqi masat antiCOVID-19 përshkak të rritjes së numrit të vdekjeve por edhe të rasteve pozitive me koronavirus.

Masa këto që u vazhduan edhe pas 14 ditësh, të cilat mbetën në fuqi deri më 26 shtator.

Më pas qeveria vendosi që të zbusë masat në disa sektorë.

Në mesin e masave ishte edhe hapja e shkollave./TV Malisheva

Share.