Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bajrush Hoti, ka thënë se për viktimat e COVID-19 në nivel vendi, kjo situatë erdhi si pasojë e keqmenaxhimit të pandemisë, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se vendi ynë pati një fatalitet të madh për shkak se nuk ishte një menaxhim I mirë i pandemisë.

“Ajo hapja që u ba gjatë stinës së verës, me dasma, ahengje, distoteka, me gjithë ato, krijoi një atmosferë jo të mirë dhe patëm humbje të madha të jetës së njerëzve”, ka thënë Hoti.

Në ndërkohë që të njejtat Kritika nuk i ka adresuar edhe për nivelin lokal në Malishevë, derisa ka thënë se nuk ishte faji I tyre ngase I njeh personelin mjekësor këtu dhe gatishmërinë e tyre për të dhënë kontribut.

“Rethanat me pandeminë ndryshuan për të keq gjatë verës dhe patëm një fatalitet të madh me humbje jetë njerëzve, nuk ishte një menaxhim i mirë nga niveli qendror atje, por nuk ishte fare faji i nivelit lokal këtu sepse unë e njoh personelin këtu dhe gatishmëria e tyre për të dhënë kontribut është shumë e madhe”, ka thënë ai. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.