Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bajrush Hoti, ka thënë se me ardhjen në pushtet të tyre do të krijohen dy qendra punësimi, ku do të punësohen rreth 100 gra nga kjo komunë, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se këto qendra do të vendosen në fshatrat Banjë dhe Kijevë, kurse se me çfarë do të merren ato, do ia lëjnë më dorë vetë grave, ndërsa ka thënë se vetë biznesi do të ketë menaxhere gra.

“Kemi menduar qartë që të bëjmë dy qendra innovative, një në Kijevë dhe një në Banjë përmes të cilave do të japim mundësi punësimi të 100 grave, 50 në Banjë dhe 50 në Kijevë, formën e biznesit do ta zgjedhin vetë ato, për të cilën janë të gatshme të punojnë, dhe do ta kemi një menaxhere grua e cila do të menaxhojë me atë staf prej 50 grave aty”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se donacionet për ndërtimin e këtyre qendrave do të vijnë nga BERZH-i.

“Donacionet vijnë nga BERZH-i, ngase bashkësia evropiane është e interesuar në zgjidhjen e problemit të gruas, dhe unë jam e bindur se këto donacione do të vijnë te zgjidhja e këtij problem”, ka thënë ai. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.