Klubi i futbollit A&N që bënë gara në Ligën e parë ka lëshuar një njoftim në faqen zyrtare në “Facebook” përmes të cilit ka bërë të ditur se mund të merret një vendim që të bëhet mbyllja e klubit.
Arsyeja që klubi ka dhënë është për shkak janë dëmtuar në shumë raste nga gjyqtarët e ndeshjeve dhe se kjo i ka dëmtuar shumë ata.
Në lidhje me këtë çështje klubi ka bërë të ditur se së shpejti do të mblidhet kryesia e klubit ku edhe mund të merret vendim për tërheqje nga garat dhe mbylljen e klubit.
A&N momentalisht renditët ne vendin e tretë në Ligën e Parë me 10 pikë pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara.
Ky është njoftimi i plotë lëshuar nga klubi (pa ndërhyrje)
𝗡𝗝𝗢𝗙𝗧𝗜M
Njoftojmë opinionin e gjerë futbollistik se klubi ynë ndjehet jashtzakonisht i lodhur e tejet i dëmtuar nga vendimet e gjyqtarëve , pse gjithmonë klubi ynë bie pre e këtyre vendimeve , gjithmonë dëmtohemi ju a numrojmë me raste ndeshjet e dëmtuara ;
Ndeshja 1 ; Trepça89 – A&N
Ndeshja 2 ; A&N – Liria
Ndeshja 3 ; A&N – Rahoveci
Ndeshja 4 ; A&N – Istogu
Nga kto dëmtime klubi në udhëheqjen e kryesisë pritet takimi për vendimin e mbylljes së klubit dhe tërheqjes nga garat , ky nivel i referimit është tejet i dobët , mjaft më me kto paragjykime , mjaft më me kto reagime kto vendime nga matrapazët të cilët ndeshje pas ndeshje po dëmtohemi.
Të gjitha kto ndeshje jemi dëmtuar tej mase nga gjyqtarët jo kompetent me qëllim të caktuar apo pa qëllim ne këtë nuk e dim por ndihemi të dëmtuar në secilën ndeshje të lartcekur , kto vendime sikur ky i sodit nga ky gjyqtar anësor Benjamin Raqi lë për të dëshiruar shikone me vëmendje golin e anuluar ku lojtari ynë vie nga plani i dytë duke shënuar por gjyqtari e anuloi atë pa pik dije , ju lutemi shikoni me vëmendje dhe jepni mendimin tuaj për këtë gol të anuluar , lusim edhe televizionet e tjera që ta marrin këtë rast në shqyrtim ku i posedojmë të gjitha faktet për secilën ndeshje
FC A&N 29/09/2021 – Vendim i kryesisë /TV Malisheva