Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, së bashku me liderin e partisë së tij, Memli Krasniqi kanë vizituar fshatin Vërmicë të Komunës së Malishevës, shkruan TV Malisheva.

Kilaj tregon se pritja në këtë fshat ishte shumë e ngrohtë, dhe sipas tij, kjo është një dëshmi e radhës për triumfin e 17 tetorit.

Në fund, kandidati i PDK-së ka falënderuar Krasniqin për pjesëmarrjen sonte, dhe mbështetjen e pakursyer në këtë garë.

Ja njoftimi:

Bashkë me kryetarin e PDK’së Memli Krasniqin dhe kandidaten për asamble, Mirëlindë Gashi, takuam qytetarët e Vërmicës.

Pritja si përherë ishte shumë e ngrohtë, një dëshmi e radhës për triumfin e 17 tetorit. Ne u zotuam se do të jemi zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohet ky fshat, veçanërisht problemin e rrymës.

Faleminderit qytetarëve të Vermicës!

Faleminderit edhe kryetarit Krasniqi për pjesëmarrjen sonte dhe mbështetjen e pakursyer në këtë garë.

Bashkë për Vërmicën!

Bashkë për Malishevën!

#177

#PDK /TV Malisheva

Share.