Vizita e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Serbi, e cila u njoftua për 29 gusht, është shtyrë, mësoi Tanjug në Ambasadën turke në Beograd.

Presidenti turk nuk do të vijë në Serbi gjatë gushtit dhe shtatorit për shkak të “harmonizimit të terminit”, tha ambasada turke.

Ishte paralajmëruar se gjatë vizitës së Erdoganit, presidenti serb dhe kreu i shtetit turk në mënyrë solemne do të zyrtarizonin fillimin e punës për ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë, e cila do të ndërtohet nga kompania turke “Tashyapi”.

Vuçiq konfirmoi në hapjen e autostradës “Milos Veliki” se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë Serbinë, por nuk specifikoi një datë.

I pyetur nëse ishte e vërtetë që ai dhe Erdogani do të merrnin pjesë në fillimin e punës në autostradën Beograd-Sarajevë së bashku, Vuçiq u përgjigj: “Do të ishte logjike”.

Share.