Kandidati i Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka prezantuar shëtitoren përreth Lumit Mirusha në Malishevë, shkruan TV Malisheva.

Kastrati me tej ka shpjeguar se në këtë projekt është duke u punuar, dhe se ky investim është nga të shumtat që ka bërë NISMA në komunë.

“Ky projekt që është duke u punuar është një nga investimet e shumta që ka bërë NISMA në komunën tonë dhe me përfundimin e saj, Malisheva do të merr një pamje Urbane”, shkruan Kastrati.

Ja postimi i tij:

Të dashur qytetarë të komunës së Malishevës,

Kjo është shëtitorja përreth Lumit Mirusha në Malishevë, që mban emrin e dëshmorit të kombit “Ejup Kryeziu”.

Ky projekt që është duke u punuar është një nga investimet e shumta që ka bërë NISMA në komunën tonë dhe me përfundimin e saj, Malisheva do të merr një pamje Urbane.

#Voto119#PërMalishevënUrbane /TV Malisheva

Share.