Kandidati i AAK-së për kryetar të Malishevës, Kastriot Berisha, përmes një postimi në Facebook ka treguar se sot gjatë ditës ka qëndruar në fshatin Balincë, shkruan TV Malisheva.

Berisha ka vizituar fermën e Liridon Gashit, ku tregon se ky i fundit me mjete vetanake dhe pa asnjë ndihmë nga komuna e Malishevës ka ndërtuar fermën e lopëve.

Për dallim nga Gashi, kandidati i AAK-së thotë se fermerët tjerë në komunën e Malishevës pa meritë kanë gëzuar të mira, krejt kjo, sipas tij, duke mjaftuar vetëm që të jenë anëtarë të Nismës.

“Veprimtaria e tij shtrihet në 10 hektarë tokë dhe unë i kam premtuar mbështetje e po ashtu investime të mëdha në sektorin e bujqësisë duke llogaritur në investitorë nga Turqia të gatshëm të vinë qysh sot për të na dalë në ndihmë që të industrializojmë ekonominë prodhuese”, shkruan Berisha, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i tij:

BALINCË

Liridon Gashi nga Balinca, një mikpritës i jashtëzakonshëm që punon ndreshëm e me zell.

Ai posedon një fermë të lopëve, të cilën e ka ngritur me shumë punë dhe përkushtim, por me asnjë ndihmë nga komuna e Malishevës.

Asnjë lloj mbështetje, as me makineri, as me asgjë tjetër, përkundër faktit se ka fermerë në komunën e Malishevës që pa meritë i kanë gëzuar këto të mira – ka mjaftuar që ta të jenë antarë të NISMA për Kosovën.

Veprimtaria e tij shtrihet në 10 hektarë tokë dhe unë i kam premtuar mbështetje e po ashtu investime të mëdha në sektorin e bujqësisë duke llogaritur në investitorë nga Turqia të gatshëm të vinë qysh sot për të na dalë në ndihmë që të industrializojmë ekonominë prodhuese.

#KastritoiKryetar

#AAK121

#MalishevaQeDuam /TV Malisheva

Share.