Drejtoria suedeze e Shëndetit Publik ka njoftuar se pandemia e COVID-19 është vënë nën kontroll në këtë vend dhe se të gjitha masat e vendosura për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri janë hequr.

Në njoftim thuhet se masat kufizuese janë lehtësuar që nga fillimi i qershorit, ndërsa nga sot ato hiqen të gjitha.

Në Suedi, 83,6 për qind e popullatës së rritur ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse 76,5 për dozën e dytë.

Nga sot, në Suedi nis administrimi i dozës së tretë.

Autoritetet shëndetësore theksuan se mbajtja e maskës dhe testi i PCR do të vazhdojnë të jenë të detyrueshëm për pasagjerët në avionë, sepse është një normë ndërkombëtare e vendosur në mes të pandemisë.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se që nga e premtja, 1 tetor, do të hiqet ndalimi i udhëtimit për të gjitha vendet.

Sipas të dhënave zyrtare, 1 149 407 raste me COVID-19 janë konfirmuar në Suedi që nga fillimi i pandemisë ndërsa 14 851 persona kanë humbur jetën si rezultat i këtij virusi./ATSh/TV Malisheva

Share.