Kandidati i AAK-së, për kryetar të Malishevës, Kastriot Berisha, ka vazhduar edhe sot fushatën zgjedhore, shkruan TV Malisheva.
Berisha përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se ka vizituar disa nga bizneset që funskionojnë në Malishevë.
Më këtë rast, Berisha ka thënë se me investitorë të huaj dhe me kujdes të menaxhimit të bugjetit komunal do të krijojmë kushte botërore në një hapësirë moderne të qytetit ku qytetarë nga gjithë Kosova do të mund të kënaqen.
Ja shkrimi i tij:
Kënaqësi që takova qytetarët e Malishevës në një ditë të zakonshme pune për ta në lokalet e tyre.
Në sytë e tyre pashë shpresë për ndryshime pozitive, nga se orët e hershme të mëngjesit, bashkohen me orët e vona në orare të gjata pune për një ditë më të mirë.
Kisha rastin të takoj secilin prej tyre individualisht, duke u dorëzuar programin e parë dhe të vetëm të këtyre zgjedhjeve, “Për Malishevën që duam”.
Me investitorë të huaj dhe me kujdes të menaxhimit të bugjetit komunal do të krijojmë kushte botërore në një hapësirë moderne të qytetit ku qytetarë nga gjithë Kosova do të mund të kënaqen, marrin shërbime dhe kalojnë kohë të mirë në Malishevë, sepse këta puntorë të zellshëm dallohen për mikpritjen e tyre të ngrohtë.
Faleminderit Malisheva ime për Mbështetjen!
#MalishevaQeDuam
#KastriotiKryetar
#AAK121 /TV Malisheva