Alban Krasniqi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Malishevës, ka bërë të ditur se mbrëmë ka vizituar banorët shatit Golluboc, shkruan TV Malisheva.
Krasniqi tregon se në këtë takim ka pasur një bashkëbisedim me banorët e fshatit, me ç’rast edhe ka prezantuar programin e tij qeverisës.
“Njëzëri u zotuan që masivisht do ti japin besimin e plotë Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të qeverisur me Malishevën dhe fuqishëm do ta mbështesin edhe kandidatin e tyre për asamble Ali Dashecin”, shkruan Krasniqi në profilin e tij në Facebook.
Ja shkrimi i tij:
Si çdo herë me plot entuziazëm e zemërgjerësi na mirëpritën edhe sonte banorët e fshatit Golluboc.
Bashkëbisedim i sinqertë dhe shpalosje e pikave programore të cilat do të jenë zotimet tona në mandatin e parë qeverisës.
Pas 17 Tetorit do të përfundojë diskriminimi që pushtetet e së kaluarës i kanë bërë banorëve të këtij fshati.
Njëzëri u zotuan që masivisht do ti japin besimin e plotë Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të qeverisur me Malishevën dhe fuqishëm do ta mbështesin edhe kandidatin e tyre për asamble Ali Dashecin.
#13AliDashefci /TV Malisheva