Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka thënë se kjo parti e ka menaxhuar mirë situatën me ethet hemorragjike, e cila ka shkaktuar 17 viktima në këtë komunë, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se qeveria komunale ka marrë hapa të jashtëzakonshëm kundër këtij virusi, duke sjellë ekspertë nga të gjitha vendet si dhe ka hartuar një plan sesi të kalohet kjo epidemi.

“Në vitin 2013-2014 kur ne e kemi marrë pushtetin, i kemi pasur prezente “Krime Kongo”, apo Ethet Hemorragjike, si një epidemi brenda territorit tonë e cila ka sjellë 17 vdekje si pasojë e këtij virusi. Qeveria Komunale ka marrë hapa të jashtëzakonshëm dhe masa preventive kundër kësaj sëmundje, kemi sjellë ekspertë nga Shqipëria, Maqedonia, Bashkimi Europian, edhe nga Turqia, dhe kemi hartuar një plan sesi t’i çasemi kësaj epidemie që ka qenë atëherë prezente”, ka thenë Kastrati.

Tutje, ai ka thënë se kjo qenverisje ka bërë kampanja mediale si dhe është bërë çfarëdo forme e spërkatjeve dhe se falë kësaj është arritur që vdekshmëria të vije në nivelin zero.

“Kemi bërë kampanja mediale, gjithashtu kemi bërë spërkatjen nga ajri, fushore, spërkatjen e shtallave dhe përreth tyre, dhe falë krejt kësaj pune ne kemi arritur që vdekshmërinë ta sjellim në nivelin zero”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Nisma Socialdemokrate ka udhëhequr në Malishevë për dy mandatet e kaluara. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.