Kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, sonte ishte për vizitë në fshatin Mleqan, shkruan TV Malisheva.
Kilaj përmes një postimi në Facebook, ka treguar se në këtë fshat kanë diskutuar për probleme me të cilat po ballafaqohet banorët.
Ndërsa, ka theksuar se fryma për fitoren e PDK-së po ndjehet edhe në Mleqan.
Ja shkrimi i tij:
Bashkë me kandidaten për asamble Albnora Kryeziu, sot vizituam Mleqanin.
Diskutuam thellësisht për çështjet e këtij fshati që kërkojnë zgjidhje dhe u dakorduam se programi jonë qeverisës është i duhuri për këtë.
Fryma e fitores po ndjehet edhe në Mleqan, si kudo në Malishevë. Mbështetja për projektin tonë po rritet.
Ne jemi gati për përgjegjësinë që ta zhvillojmë komunën tonë.
Bashkë me qytetarët.
Bashkë për Mleqanin!
Bashkë për Malishevën!
#177
#PDK /TV Malisheva