Në 23-vjetorin e vdekjes së mjekut Shpëtim Robaj, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, së bashku me deputeten Fatmire Mulhaxha Kollçaku, dhe anëtarë të tjerë të këtij subjekti kanë bërë nderime për dëshmorin e kombit Dr. Shpëtim Robaj, shkruan TV Malisheva.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se doktor Shpëtim Robaj, ishte mjek atdhetar dhe humanist i shquar i cili qysh në fillim të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u bashkua për të dhënë kontributin e tij profesional e human në spitalet ushtarake të UÇK-së.

Mes të tjerave, kandidati i VV-së ka potencuar se është obligim që të punojmë pareshtur sepse vetëm në këtë mënyrë qëndrojmë në rrugën e drejtë të trasuar nga dëshmorët e kombit.

“Është obligim i yni që të punojmë pareshtur sepse vetëm në këtë mënyrë qëndrojmë në rrugën e drejtë të trasuar nga dëshmorët e kombit dhe vetëm kështu jetësojmë idealet për të cilat dëshmorët ranë”, shkruan Krasniqi, përcjell TV Malisheva.

Ja postimi i tij:

Sot na nderoi me vizitën e saj doktoresha njëherit deputete dhe nënkryetare e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ku së bashku me kandidatët për asamble komunale, bashkëkoordinatorin e listës guxo në Malishevë Rrahim Morina dhe doktorin Abaz Morina, kujtuam dhe nderuam në përvjetorin e rënjes së tij dëshmorin e kombit Dr. Shpëtim Robaj.

Shpëtim Robaj, ishte mjek atdhetar dhe humanist i shquar i cili qysh në fillim të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u bashkua për të dhënë kontributin e tij profesional e human në spitalet ushtarake të UÇK-së.

Është obligim i yni që të punojmë parreshtur sepse vetëm në këtë mënyrë qëndrojmë në rrugën e drejtë të trasuar nga dëshmorët e kombit dhe vetëm kështu jetësojmë idealet për të cilat dëshmorët ranë.

Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve! /TV Malisheva

Share.