Gjiganti italian ka arritur një tjetër triumf.
Roma ka arritur të mposht si mysafire skuadrën e Zorya Luhanks me rezultat 0-3.
‘Gjallorosët’, e nisën shumë mirë ndeshjen dhe arritën të kalojnë në epërsi në min e 7’ përmes Stephan El Sharawy.
Ekipi italian vazhdoi me dominim, megjithatë përkundër rasteve të shumta pjesa e parë u mbyll 0-1.
Edhe në 45 minutat e dyta skuadra e Jose Mourinhos ishte dukshëm më e mirë, fillimisht ishte Chris Smallin që shënoi në min e 66’ për 0-2.
Ndërsa për rezultatin final 0-3 u përkujdes Tammy Abraham që shënoi në min e 68’ duke vazhduar me formë pozitive.
Me këtë fitore tani Roma renditet e parë në grupin C me gjashtë pikë, kurse Zorya mbetet e fundit pa pikë.
Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që u luajtën nga ora 18:45 në Ligën e Konferencës. /TV Malisheva