Kandidati i AAK-së për kryetar të Malishevës, Kastriot Berisha, përmes një shkrimi në Facebook, në 23-vjetorin e rënies ka përkujtuar jetën dhe veprën e mjekut dhe humanistit dëshmor, Shpëtim Robaj, shkruan TV Malisheva.
Berisha thotë se mjeku Shpëtim Robaj do të mbetet përherë në kujtime e zemrat tona, e do të shërbejë si motiv për të punuar për ditë më të mira.
Ndërsa, në këtë postim, Berisha gjithashtu ka kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, që ta dekorojë Dr. Shpëtim Robaj me titullin “Hero i Kosovës”, përcjell TV Malisheva.
Ja shkrimi i tij:
“Vazhdojeni misionin që e nisëm. Këtë punë s’bën me e ndalë”.
Ky ishte amaneti dhe fjalët e fundit të mjekut hero nga Malisheva, Dr. Shpëtim Robaj, i cili ra heroikisht në shërbim të popullit shqiptar gjatë luftës kundër armikut serbo-sllav.
Dr. Shpëtim Robaj do të mbetet përherë në kujtime e zemrat tona, e do të shërbejë si motiv për të punuar për ditë më të mira.
Në ditën kur përkujtojmë mjekun hero, dua të falënderoj mjekët e QKMF-së në Malishevë për punën e jashtëzakonshme në luftën kundër pandemisë, ku me këtë kontribut të tyre të jashtëzakonshëm po e nderojnë edhe emrin e dëshmorit, Dr. Shpëtim Robaj.
I kërkoj presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, që ta dekorojë Dr. Shpëtim Robaj me titullin “Hero i Kosovës”.
Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për të nderuar dëshmorin Dr. Shpërtim Robaj dhe të gjithë mjekët e komunës së Malishevës që përmbushën amanetin e tij dhe vazhduan misionin për të siguruar shërim për të sëmurët e komunës së Malishevës. /TV Malisheva