Modelja shqiptare, Arbnora Ademaj, ka bërë debutimin në kinematografinë turke rreth disa javë më parë.
Ajo u bë pjesë e serialit turk “Kirik Hayatlar”, i cili tashmë është në transmetim çdo ditë në Kanal D.
Duke qenë se ka bërë bujë të madhe për rolin, Ademaj shprehet e lumtur se në çdo episod përmendet se është me prejardhje shqiptare.
Arbnora përndryshe ka bërë një tërheqje duke i zhvendosur të gjitha aktivitetet në Turqi.
E njëjta ka qëndruar prej muajsh në shtetin turk dhe theksoi se ka qenë shumë e vështirë për të mësuar gjuhën.
Këtë kohë, Arbnora ka nisur punën edhe për projekte të tjera që pritet t’i zbulojë ditëve në vijim. /TV Malisheva