Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka vizituar Malishevën, me ç’rast mori pjesë në takimin që VV-ja në Malishevë e zhvilloi me qytetarë të komunës së Malishevës.
Krasniqi e shoqëroi Kurti, derisa ky i fundit u zotua se kandidati i VV-së për kryetar të Malishevës do ta ketë mbështetjen e plotë që qeverisja aktuale.
Ja shkrimi i tij:
Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në disa takime me qytetarë të komunës së Malishevës.
I shoqëruar nga Alban Krasniqi kryetar në ardhje i komunës së Malishevës, nga kryetari i Qendrës Adem Berisha dhe nga kandidatët për asamble komunale, zhvilloi disa aktivitete të ndara për të bashkëbiseduar me qytetarë.
Fillimisht kryeministri Kurti takoi përfaqësuesit e Fondacionit Bellanica, për të vazhduar takimin me aktivistët dhe mbështetësit e Lëvizjes dhe dy takime tjera me qytetarë në fshatin Astrazup dhe Tërpezë e Poshtme. Kryeministri Kurti u zotua për mbështetjen e plotë që qeverisja që ai drejton do ta ketë për Malishevën.
Bashkë qeverisim, Bashkë punojmë, Bashkë ndërtojmë e zhvillojmë prej dates 17 tetor!
VOTO 144.
#BashkëQeverisim #përMalishevën #144AlbanKrasniqi #144LëvizjaVETËVENDOSJE #LVVMalishevë /TV Malisheva