Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për kryetar të Malishevës, Kastriot Berisha, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e Sindikatës së Punëtorëve, Azem Gashi, shkruan TV Malisheva
Berisha tregon se takimi është zhvilluar në selinë e AAK-së në Malishevë, ndërsa temë diskutimi ishte shqetësimet e punëtorëve, përkatësisht respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Krejt në fund, Berisha njofton se i ka premtuar Gashit se do ta zbatojnë kontratën kolektive, udhëzimet dhe ligjet relevante.
Ja njoftimi i Berishës:
Kisha kënaqësinë që të takoj përfaqësuesin e Sindikatës së Puntorëve, z. Azem Gashin.
Ky takim u mbajt në selinë e AAK-së në Malishevë ku patëm rastin që të bisedojmë rreth çështjeve që lidhen me shqetësimet e punëtorëve, përkatësisht respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Azemit ja konfirmova se do të bëjmë gjithçka që të zbatojmë kontratën kolektive, udhëzimet dhe ligjet relevante do të respektohen me përpikëri gjatë mandatit tim të ardhshëm 4-vjeçar.
Pak ditë kanë mbetur!
#MalishevaQeDuam /TV Malisheva