Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, së bashku me nënkryetaren e kësaj partie, Vlora Çitaku, dhe deputeten e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu, kanë zhvilluar një takim me gratë e Malishevës.
Kilaj që në këto zgjedhje synon kreun e të parit të Komunës së Malishevës, përmes një postimi në Facebook ka thënë se programi i tij qeverisës ka një fokus të veçantë për më shumë mundësi për gratë.
Ai premton gjithashtu se barazia gjinore do të jetë synim i tij në çdo hap të qeverisjes.
Ja njoftimi:
Bashkë me nënkryetaren Vlora Çitaku dhe deputeten e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu, takuam gratë në Malishevë.
Programi im ka një fokus të veçantë për më shumë mundësi për gratë. Barazia gjinore do të jetë synimi im në çdo hap të qeverisjes.
Bashkë me gratë!
Bashkë për Malishevën!
#177
#PDK /TV Malisheva