Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mullet, ku ka rënë nga lartësia një 24-vjeçar teksa punonte në një objekt në ndërtim.I riu është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mbetet e paqartë se si ka ndodhur rrëzimi i 24-vjeçarit, ndërsa grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 02.10.2021, në Mullet, dyshohet se duke punuar në një objekt në ndërtim, ka rënë nga lartësia shtetasi E. Gj, 24 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia./TCH/TV Malisheva

Share.