Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Malishevës, Bajrush Hoti, së bashku me bartësin e listës Labinot Gashi, ditën e djeshme kanë vizituar fshatin Berishë, shkruan TV Malisheva.
Hoti këtë fshat e quan si Prevalla e Malishevës, sipas të cilët, është një mundësi që të investohet më shumë në këtë pjesë për zhvillimin turizmit.
Kandidati i LDK-së mes të tjerave ka premtuar edhe rregullim të infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e turizmit në këtë pjesë.
Ja njoftimi i LDK-së në Malishevë:
Kryetari në ardhje z.Bajrush Hoti bashkë me bartësin e listës z.Labinot Gashi vizituan fshatin Berishë (Prevalla e Malishevës), vendi më pitoresk në Komunën e Malishevës.
Hapësirë dhe mundësi investimi në këtë pjesë të territorit të Komunës sonë, dhe zhvillimin e turizmit.
Me lartësi mbidetare mbi 1200 m, pamje impozante ky vend do të shërbej për rekreacion dhe pushime.
Kryetari në ardhje z.Bajrush Hoti premtoj rregullimin e infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e turizmit në këtë pjesë.
Berisha, Prevalla e Malishevës.
MALISHEVA PËR TË GJITHË
160 LDK BAJRUSH HOTI /TV Malisheva