Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati ka vazhduar tubimet e tij më banor të fshatrave të kësaj komune.

Kastrati ka marr mbështetje të fuqishme në fshatrat: Damanek, Guriq dhe Kërvasri.

Kandidati i Nismës ka thënë se duke e parë gjendjen në terren, Nisma do të shënoj fitore të madhe më 17 tetor dhe këtë fitore po e presin dhe duan, sipas tij, edhe qytetarët e Malishevës.

Në disa prej këtyre takimeve ka marrë pjesë edhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Postimi i plotë i Kastratit:

Damaneku ka vendosur për të votuar Nismën në zgjedhjet e 17 tetorit

Ky fshat i sakrificës e lavdisë, me pritjen dhe përkrahjen që mbremë na ofroi, dëshmoi qartë se për banorët e Damanekut, altërnativa më e mirë për zgjeshjet e tetorit jemi ne me numrin 119.

Më 17 tetor, me përkrahjen Damanekut dhe çdo fshati e lagje te komunës sonë, NISMA do të shënoi fitorën e madhe të cilën e duan dhe e presin qytetarët e Malishevës.

#Voto119 #PërMalishevënUrbane /TV Malisheva

Share.