Kandidati i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës pë kryetar të Malishevës, Kastriot Berisha, përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka bërë me dije se është i vetmi kandidat dhe subjekti i vetëm politik që kanë sjellë program të qartë për Malishevën, shkruan TV Malisheva.
Sipas Berishës, edhe pse kanë mbetur vetëm edhe dy javë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, edhe më tej asnjë nga kandidatët tjerë nuk e ka publikuar programin për Malishevën.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, raporton TV Malisheva.
Ja shkrimi i tij:
Jam i vetmi kandidat dhe jemi subjekti i vetëm politik që kemi sjellë program të qartë, të shkruar e të digjitalizuar për qytetarët e komunës së Malishevës.
Dy javë para zgjedhjeve dhe ende asnjë kandidat s’ka publikuar program politik. Qytetarët do të dinë të bëjnë dallimin.
Programi i plotë: MalishevaQeDuam.com
#MalishevaQeDuam
#AAK121
#KastriotiKryetar /TV Malisheva