Isni Kilaj, kandidat për kryetar të Malishevës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, të shtunën mbrëma ka qëndruar në fshatin Tërpezë, shkruan TV Malisheva.

Këtë takim Kilaj e ka organizuar në kuadër të fushatës zgjedhore. Të pranishme ishin edhe kandidatet për asamble, Rajmonda Krasniqi dhe Mirëlinda Gashi.

Kurse, sikurse në të gjitha fshatrat tjera, edhe në Tërpezë, kandidati i PDK-së ka prezantuar programin e tij qeverisës, raporton TV Malisheva.

Ja njoftimi i Kilajt:

Takimet me qytetarë për ta shpalosur programin tonë, i vazhduam në Tërpezë.

Bashkë me kandidatet për asamble, Rajmonda Krasniqi dhe Mirëlinda Gashi, prezantuam 12 zotimet për Malishevën e zhvilluar.

Bashkë për Tërpezën!

Bashkë për Malishevën!

#177

#PDK /TV Malisheva

Share.