Edhe pse sot është ditë e diele, përdorimi i veturave zyrtare nuk po gjen “pushim”, shkruan TV Malisheva.

Nga pamjet e siguruara nga TV Malisheva, në Ujëvarën e Mirushës gjatë ditës së sotme është parë edhe kjo veturë zyrtare me targa; 4Z-006-01.

Nuk dihet se pse kjo veturë zyrtare po qarkullon në këtë ditë vikendi.

Veturat zyrtare jo rrallë herë i kemi parë në rrugë pas orarit kur ato nuk mund të përdoren, ngjashëm kemi hasur edhe me një të tillë sot. /TV Malisheva

Share.